Vendosni fjalën kyçe....

Fitorja kundër Argjentinës, Mbreti i Arabisë Saudite shpall të mërkurën festë kombëtare


E mërkura është shpallur si festë kombëtare për të gjithë punonjësit dhe studentët në Arabinë Saudite. Ky vendim është marrë nga mbreti Salman pas fitores së kombëtares së vendit të tij në Kupën e Botës kundër Argjentinës.

Agjencia Saudite e Shtypit njoftoi se të gjithë punonjësve dhe studentëve të sektorit publik dhe privat në të gjitha fazat arsimore do t’u jepet dita pushim.

Këtë të martë Arabia Saudite fitoi 2-1 kundër favoritëve për të fituar kampionatin, Lionel Messit me shokë në ndeshjen hapëse të Grupit C.

Fitorja e Arabisë Saudite sot do të mbetet si një nga tronditjet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës.