Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 10 muaj burg, kapet 27-vjeçari në Memaliaj


Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Memaliaj.

Në pranga ka rënë Edison Lama, banues në fshatin Zhulaj pasi gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me 10 muaj burg për ‘moskallëzim krimi’.

Ai ka qenë bashkëudhëtar në një mjet ku është gjetur lëndë narkotike në janar 2019.

Njoftimi

“Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 muaj burgim.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Edison Lama, 27 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit. Ky shtetas ka qenë pasagjer në një automjet tip “Volkswagen”, në të cilin u gjet lëndë narkotike, në janar të vitit 2019. Automjeti u ndalua nga Policia, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”