Franca ka bindur në sfidën e saj të parë në Botërorin e Katarit.
Kampionët në fuqi të botës kanë mundur me përmbysje Australinë me rezultatin 4-1.
Sfidën e luajtur në stadiumin “Al Janoub” e hapi Goodwin në minutën e 9 që befasoi “Gjelat”.
Barazimi do vinte në minutën e 27’ për “blutë” ku Rabiot shfrytëzoi një asist të Theo Hernandez.
Më pas Rabiot do asistonte për Giroud në minutën e 32 për të mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Më pas në pjesën e dytë do ishte radha e Mbappe i cili do shënonte për golin e tretë në minutën e 68’ pas një harkimi në zonë të Dembele.
Në minutën e 71’ Mbappe do dërgonte një top nga krahu i majtë drejt zonës së rreptësisë së australianëve ku do gjente Giroud që me kokë do shënonte golin e katërt për “Gjelat”.
Franca merr 3 pkët dhe kryeson Grupin D.