Një klip ku një person që qëllon presidentin francez Emmanuel Macron me shuplakë është bërë ditët e fundit virale në rrjet.
Mirëpo kjo është një video e vjetër. Ndryshe nga sa është raportuar në shumë media, presidenti nuk është goditur me shuplakë përsëri.
Emmanuel Macron got slapped up again pic.twitter.com/puqyPnJOyB
— Luke Rudkowski (@Lukewearechange) November 20, 2022
Megjithatë ai vërtet është goditur me shplakë por kjo ka ndodhur vitin e kaluar.
Në qershor, një gjykatë urdhëroi Damien Tarel, njeriun që goditi Macronin më 8 qershor, të vuante katër muaj burg.
Incidenti që shfaqet në video është i njëjti incident i vitit të kaluar, vetëm se i kapur nga një kënd tjetër.
Avokati francez, Juan Branco i cili përfaqëson Tarelin konfirmoi për Reuters se po, bëhet fjalë për të njëjtin incident.
Sipas një krahasimi të pamjeve në video me pamje nga harta e Google, klipi i sapo qarkulluar është filmuar në Tain-L’Hermitage. E njëjta rrugë ku ndodhi incidenti i vitit 2021.