Rreth 1600 hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër pas shirave të dendur të dy ditëve të fundit. Jashtë funksionit mbeten ende rruga e Obotite ujësjellësi ‘Oblika 1’.
Sipas bashkisë Shkodër deri tani janë evakuuar 26 familje ndërsa në konvikt janë strehuar vetëm 3 familje.
Po kështu janë evakuuar një numër i madh bagëtish nga disa fshatra, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
Përmbytjet e ditëve të fundit shkaktuan një tragjedi në një familje në Malësi të Madhe pasi babë e bir u morën nga uji teksa udhëtonin me makinën e u gjetën pa jetë një ditë më pas.