Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me dështimin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rohde ka shpërndarë deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve dhe e mbështet qëndrimin e tij. Ai thotë se është absurde të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për targat.
“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat. Na duhen më shumë burra shteti dhe jo ata që e rrezikojnë.”– deklaroi Rohde.