Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Erdogan për kurdët në Siri: Operacioni ushtarak s’do jetë vetëm ajror


Operacioni ushtarak i Turqisë kundër ‘terroristëve’ të dyshuar kurdë në Irakun e veriut dhe Siri mund të shtohet edhe më ndërhyrje tokësore, tha presidenti Erdogan. Paralajmërimi vjen pas sulmeve në pikat e kontrollit kufitar, me tre civilë turq të vrarë të hënën, sipas Ministrisë së Brendshme.

“Ndërhyrja nuk do kufizohet vetëm në një operacion ajror.” – u tha Erdogan gazetarëve.

“Nëse dikush shqetëson vendin dhe tokat tona, ne do t’i detyrojmë ata të paguajnë çmimin.”

Udhëheqësi turk po i referohej sulmeve ajrore gjatë natës të nisura nga Ankaraja kundër atyre që ushtria i quajti pika strehimi të kurdëve të YPG/PKK-së. YPG-ja është një forcë e milicisë kurde siriane, të cilën Ankaraja e konsideron si pjesë të PKK-së, ose Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. PKK me bazë në Turqi lufton një luftë guerile prej dhjetëvjeçarësh kundër qeverisë turke.

Erdogan tha se nuk i paralajmëroi as SHBA-në dhe as Rusinë për planet ushtarake turke, duke deklaruar se si Uashingtoni ashtu edhe Moska ishin të vetëdijshëm se ‘mund të vijmë papritur natën’.

Ankaraja i shpalli sulmet ajrore të së dielës si hakmarrje për sulmin me në Stamboll, i cili vrau gjashtë persona dhe la 81 të plagosur në fillim të këtij muaji. Policia ka arrestuar dhjetëra të dyshuar, duke përfshirë një grua që dyshohet se la një çantë që përmbante pajisjen shpërthyese në Shehin Istiklal. Turqia pretendoi se ajo po vepronte me urdhër të YPG-së në Siri.