Vendosni fjalën kyçe....

Rama: 10 vite më parë uji shkonte deri në çati, dorës së Zotit i bashkohej dhe e robit të mbrapshte në qeveri


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës për situatën e përmbytjeve duke nxjerrë shifra krahasuese të mbështetura në të dhënat e publikuara nga vetë Bashkia Shkodër.

Rama thotë se 10 vite më parë kur në botë kishte më pak përmbytje në Shqipëri uji shkonte deri në çati.

Sipas Kryeministrit dorës së Zotit 10 vite më parë i bashkohej edhe dora e robit të mbrapshtë në qeveri.

Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?

Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri! Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë.

*për cinikët dhe ironikët faktet bashkëngjitur”-shkruan Rama.