Kryeministri Rama ka ‘shënjestruar’ një lajm të Top Channel, duke theksuar se gënjejnë pa të keq për të helmuar popullin e për të nxitur urrejtjen ndaj qeverisë.
Ai ka postuar në Twitter një faksimile të lajmit të TCH, titulli i të cilit thotë se KESH-i e ka shitur energjinë katër herë më lirë se bursa.
“Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë…Si kjo:” – shkruan Rama.
Edhe më herët Rama e ka denoncuar Top Channel se ka nisur një fushatë kundër qeverisë pasi nuk ka përfituar reklama e nuk ka marrë privilegje të tjera të kërkuara nga media në fjalë.
Prej disa javësh Top Channel ka botuar shkrime e reportazhe kritike ndaj qeverisë.
Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë…Si kjo: pic.twitter.com/uIPXN3eFlW
— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2022