Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në Vlorë pasi akuzohen se në gjendje të dehur kanë shkaktuar dy aksidente në qytetin bregdetar.
Në pranga kanë rënë 36-vjeçari V.B. e 38-vjeçari L.B. të cilët kanë shkaktuar dy aksidente mbrëmjen e djeshme.
Njoftimi
“Policia ka ndaluar dy persona të cilët në gjendje të dehur kanë shkaktuar dy aksidente mbrëmjen e djeshme.
Në pranga kanë rënë:
-V. B., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Omonies”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit u dëmtua dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës;
-L. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor, si pasojë e të cilit u shkaktuan dëme materiale. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”