Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK-ut/ Ambasadorja Kim: Procesi të jetë transparent e pa manipulime



Ambasadorja amerikan Yuri Kim ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut.

Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja amerikane kërkon që procesi të jetë i transparent dhe pa manipulime.

‘Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm i SPAK të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.”- shkruan Kim.