Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti gjerman ngre ‘qendra ngrohjeje’


Ndërsa temperaturat po bien ndjeshëm, me njerëzit që ngurrojnë të ndezin ngrohjen në shtëpi për shkak të çmimeve të larta të energjisë, qyteti Osnabruck i Gjermanisë po ofron ‘qendra ngrohjeje’ duke filluar nga mesjava.

Qendrat synojnë të ndihmojnë ata që e kanë të vështirë të ngrohin shtëpitë e tyre, tha këshilltari i parë i qytetit të Osnabruck, Wolfgang Beckermann, për rrjetin e transmetimit publik NDR të martën.

Qendrat e ngrohjes në Osnabruck janë në dispozicion nga ora 4 e mëngjesit deri në 7 të pasdites. Sipas llogaritjeve të Zyrës Federale të Statistikave, çmimet e energjisë në Gjermani u rritën me 35.6% midis gushtit 2021 dhe gushtit 2022.

Në muajin gusht, inflacioni i naftës për ngrohje ishte 111,5% krahasuar me një vit më parë, me 83,8% për gazin natyror dhe 16,6% për energjinë elektrike, ndërsa termocentralet duhet të paguajnë 269,1% më shumë për gazin natyror se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.