Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e fshatit Picallë në protestë: Kompania private po na zapton tokat


Banorët e fshatit Picallë në Tiranë kanë dalë sot në protestë. Kjo sepse ata pretendojnë se tokat e tyre dhe pylli po u zaptohen nga një kompani private.

Banorët thonë se preken nga një projekt i kompanisë private e cila ka vendosur dy gardhe rrethuese dhe po u zapton pronat. Ata pretendojnë se askush nuk ka shkuar që t’i takojë dhe të konsultohet me ta në lidhje me projektin ndaj po protestojnë. Në një moment ata kanë shkelmuar edhe gardhet e vendosura nga kompania.

“Po bllokohen të gjitha, çdo gjë, si Picalli edhe Sauku. 200-300 familje kanë pjesë këtu dhe asnjë nuk është lajmëruar. Ne kemi dokumente se ky rrethim është i paligjshëm.”– tha një banor.

Një tjetër banor kërkoi që një përfaqësues nga kompania private të shkojë me ta t’i sqarojë.

“Të vijë të flasë me banorët njëherë, pastaj të bëjë ç’të dojë. Ne i kemi letrat edhe nuk na i bëjnë këto të rejat. Se ne kemi të vjetrat në fakt. Ne nuk dimë asgjë, i jemi drejtuar komunës dhe na ka thënë që nuk kanë asnjë dijeni në lidhje me projektin që do të bëhet.”– tha banori.