Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së partisë se selia blu do të hapet për intelektualët dhe specialistët.
Berisha theksoi se shumë shpejt do të kalojnë në organizim aktivitetesh në mënyrë që qytetarët shqiptarë të njihen si me produktin e punës së tyre edhe personalitete që janë angazhuar, që janë në Shqipëri, SHBA apo vende të tjera që punojnë bashkë me specialistë shqiptarë.
“Krahas ndryshime te shënuara të thella në statutin, rikthimin e vlerave konservatore në programin e kësaj partie, ne po shkojmë tani në zbatimin e atyre që kemi sanksionuar me statut, hapej e partisë me primaret. Ju garantoj se do të ketë hapje të tjera, nuk do të jenë vetëm primaret.
Ka një fluks shumë të admirueshëm intelektualësh, specialistësh të shquar nga të gjitha fushat në departamentet. Bylykbashi ka punuar shumë, bashkë me Albanën dhe grupin e tij, për ndërtimin e departamenteve.
Ata janë ndërtuar në bazë merite dhe vote. Kanë filluar misionin dhe produktin. Ne shumë shpejt do të kalojmë në organizim aktivitetesh në mënyrë që qytetarët shqiptarë të njihen si me produktin e punës së tyre edhe personalitete që janë angazhuar, që janë në Shqipëri, SHBA apo vende të tjera që punojnë bashkë me specialistë shqiptarë.
Edhe kjo është dëshmi tjetër madhore e hapjes dhe ndryshimit të PD-së.
E theksoj këtu, meqë jemi në këtë temë. PD në të gjitha aspektet paraqitet një forcë politike tjetër. Në të gjitha qëndrimet që ajo mban, PD bën përpjekje të mëdha në radhë të parë, siç e keni konstatuar për të mbrojtur interesat publike të të gjithë qytetarëve shqiptarë me të gjitha format, me qëllim që zëri opozitar të jetë vibrant, i fuqishëm dhe kjo do të vijë gjithnjë në forcim. Do të njohë dimensione të tjera.”-tha Berisha.