Kreu i PD Sali Berisha gjatë një takim me krerët e degëve të Tiranës shigjetoi sërish Ambasadoren e SHBA-së.
Berisha tha se Yuri Kim nuk qëndroi në lartësinë e duhur për respektin ndaj votës së lirë.
“Kushti i kushteve që ky vend të zhvillohet është që qytetarët të votojnë të lirë.
E shihni zonjën Kim si kalon nga një mbledhje në një gjykatë.
Nëse nuk do uroje mbledhjen e 25 prillit në darkë gjërat do ishin më ndryshe se gjithçka vjen nga vota. Nëse u rrokullisëm në këtë mënyrë është sepse na u rrëmbye vota. Jashtë saj nuk ka demokraci shtet ligjor e drejtësi.
Ndaj dhe do kishte qenë shumë mirë që të qëndronte në lartësinë e respektit për votën e lirë.
Por nuk qëndroi. Do qëndrojmë ne. Ne do të qëndrojmë sado e vështirë qoftë kjo sepse besojmë që vetëm me votë të lirë me ndryshim pushtetesh me votë mund të bëhemi një vend i zhvilluar”, tha ai.