Vendosni fjalën kyçe....

“Votimi elektronik kishte probleme” – Bolsonaro kërkon përmbysjen e rezultatit zgjedhor


Avokatët e presidentit brazilian Jair Bolsonaro i kanë kërkuar autoritetit zgjedhor të vendit të zhvlerësojë të gjitha votat e dhëna në më shumë se gjysmën e makinerive elektronike të votimit, që që u përdorën në garën që ai humbi ngushtë ndaj ish-liderit Luiz Inacio Lula da Silva.

Në një ankesë të paraqitur të martën, Partia Liberale e Bolsonaros vuri në pikëpyetje rezultatet e balotazhit të zgjedhjeve të 30 tetorit mbi atë që ata e quajti ‘mospërputhje të pariparueshme për shkak të mosfunksionimit ose keqfunksionimit të makinerive të votimit’, duke pretenduar se gati 280,000 makinave të votimit të një modeli më të vjetër u mungonin numrat e identifikimit.

Ish-presidenti da Silva – një politikan majtist i njohur për shumë brazilianë thjesht si ‘Lula’ – u shpall zyrtarisht fitues me një diferencë të vogël prej 50.9% të votave kundrejt 49.1% të presidentit në fuqi. Nëse të gjitha votat në fjalë do anuloheshin, Bolsonaro do fitonte duke u rizgjedhur me 51% të votave të mbetura të vlefshme, sipas Marcelo de Bessa, avokati që paraqiti mocionin.

Gjykata e Lartë Zgjedhore vuri në dukje se të njëjtat makineri votimi u përdorën në raundin e parë të zgjedhjeve, në të cilin partia e Bolsonaros mundi të gjithë konkurrentët në të dy dhomat e Kongresit. Gjykata vendosi një afat 24-orësh për aleatët e Bolsonaros për të paraqitur një auditim të plotë të të dy raundeve të votimit.

Në prag të zgjedhjeve, Bolsonaro kishte pretenduar në mënyrë të përsëritur se sistemi elektronik i votimit të Brazilit ishte i hapur për mashtrim dhe akuzoi autoritetet zgjedhore për favorizimin e Lulës. Kritikat e tij duket se i bëjnë jehonë deklaratave të bëra nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump – një lider me të cilin ai ka pasur marrëdhënie të ngrohta – i cili ka pohuar në mënyrë të përsëritur se zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA u manipuluan.

Kundërshtimi i Bolsonaros për të pranuar zyrtarisht humbjen shkaktoi protesta kaotike në të gjithë Brazilin në fillim të këtij muaji. Demonstruesit bënë thirrje për një kontroll ushtarak të qeverisë dhe një hetim ndaj sistemin elektronik të votimit.

Bolsonaro u kërkoi mbështetësve të tij të mos bllokojnë autostradat federale, duke argumentuar se kjo vetëm do të minonte legjitimitetin e lëvizjes së tyre. Ai u kërkoi atyre të mblidhen në sheshe dhe në vende të tjera të përshtatshme për mitingje, duke thënë se protesta të tilla janë ‘shumë të mirëpritura’ dhe ‘pjesë e demokracisë sonë’.