Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Cristiano Ronaldo, është pezullluar me dy ndeshje pas incidentit të muajit Prill ku i rrëzoi telefonin nga dora një tifozi të Evertonit.
37-vjeçari goditi telefonin teksa zbriti në tunel pas humbjes në Goodison Park në muajin prill.
Ronaldo u gjobit gjithashtu me 50 mijë paund nga Federata e Futbollit.
Pezullimi megjithatë nuk do të ndikojë në pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës. Ai do të jetë kapiten i Portugalisë në ndeshjen e parë të Grupit H kundër Ganës të enjten. Ronaldo do të vuajë dënimin me dy ndeshje në nivel vendas me çdo klub të ri në Angli apo jashtë saj – edhe pse nuk zbatohet në nivel klubesh kontinentale, siç është Liga e Kampionëve.
Siç shkruan BBC Sport, Ronaldo u shpall fajtor për sjellje të pahijshme dhe të dhunshme. Ai u paralajmërua nga policia në gusht dhe i kërkoi falje tifozit të ri menjëherë pas incidentit. Ronaldo e pranoi akuzën për sjellje të pahijshme, por jo për sjellje të dhunshme.
Cristiano Ronaldo has been accused of smashing a fan’s phone after Man United’s defeat to Everton 😬
🎥 @evertonhub pic.twitter.com/pTWgUpkLCa— FootballJOE (@FootballJOE) April 9, 2022