Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli i kërkon SHBA-së ‘të përgatisë plane të reja operacionale’ kundër Iranit


Majtas Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Izraelit, Aviv Kochavi, djathtas homologu amerikan Mark MIlley

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Aviv Kochavi u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të zhvillojnë ‘plane të reja operacionale’ për të përballur ushtrinë iraniane, duke u kërkuar zyrtarëve të lartë të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane të ‘përshpejtojnë’ përpjekjet e përbashkëta për t’iu kundërvënë Teheranit.

Kochavi zhvilloi një sërë takimesh me kryetarin e Shefave të Shtabit të Përbashkët Mark Milley, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe drejtorin e CIA-s Ëilliam Burns, tha IDF në një deklaratë për shtyp të martën, duke vënë në dukje se ai diskutoi ‘kërcënimin iranian’ me secilin prej tyre.

“Jemi në një çast kritik për sa i përket kohës, që kërkon përshpejtimin e planeve operacionale dhe bashkëpunimin kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij në rajon.” – tha Kochavi pas takimeve. Nga njëra anë, Irani është nën shumë presione ekonomike, ushtarake dhe të brendshme, dhe nga ana tjetër vazhdon të përparojë projektin bërthamor.

Gjatë takimit të tij me gjeneralin Milley, dy zyrtarët dyshohet se diskutuan ‘forcimin e bashkëpunimit midis ushtrive të SHBA-së dhe Izraelit kundër kërcënimeve në rajon, mes tyre kryesorë kërcënimin bërthamor iranian’, sipas IDF.

Sipas një deklarate nga zyrtarët amerikanë, gjatë takimit të Kohavit me Sullivan, palët ‘theksuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të adresuar sfidat e sigurisë’, ndërsa Shtëpia e Bardhë ripohoi ‘angazhimin e saj për të siguruar që Irani të mos prodhojë kurrë një armë bërthamore’.

Zyrtarët izraelitë kanë pohuar për dekada se Irani është në prag të zhvillimit të bombës së tij atomike, megjithëse Teherani vazhdimisht ka mohuar çdo plan për të ndërtuar armë bërthamore.