Vendosni fjalën kyçe....

Kanye West shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA


Reperi kontrovers Kanye ‘Ye’ West ka konfirmuar se do kandidojë për presidencën amerikane në vitin 2024.

West, emri ligjor i të cilit është tani Ye, kandidoi më herët në zgjedhjet e vitit 2020 si një kandidat i pavarur, por mori rreth 50,000 vota.

Në një video të postuar nga kanali X17onlineVideo në YouTube, 45-vjeçari bëri një turne të shkurtër në një nga atelietë e tij, ku tregoi rrobat e stilistëve të markave të tilla si Balenciaga dhe Yeezy me fjalët ‘Ye24’.

Në fillim të videos, West prezantoi gjithashtu Milo Yiannopoulos, duke vënë në dukje se autori konservator, komentatori dhe i vetëshpallur ‘ish-gay’ po ‘punon në fushatë’ e tij.

“A është ky një njoftim?” – e pyeti dikush. West qeshi ndërsa Yiannopoulos u përgjigj: “Unë mendoj se është. Faleminderit.”

Njoftimi i West vjen pasi ai u rikthye kohët e fundit në Twitter pas disa polemikash ku u akuzua se kishte bërë deklarata antisemite, gjë që e përjashtoi nga platorma.