Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Peleshi: Reshjet me intensitet janë zhvendosur drejt Jugut


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se situata me përmbytjet në Veri është drejt përmirësimit, mirëpo vëmendja është kthyer në Jug. Kjo pasi atje janë zhvendosur reshjet me intensitet.

“Situata e përmbytjeve, kanë vijuar reshjet me intensitet mesatar në Veri, problematika e përmbytjeve të jetë ende prezente ndonëse uji është tërhequr e 3/4 e sipërfaqeve është liruar, në Shkodër e Lezhë.

Në Shkodër 22 familje të avakuuar, 83 persona janë banorët e evakuuar nga 318 në fillim. 1305 ha sipërfaqja e përmbytur. Në Lezhë, ka 4 banesa me prezencë uji e sipërfaqe të përmbytur 1300 ha.

Kemi një zhvendosje drejt Jugut të reshjeve me intensitet të konsiderueshme, pritet të kemi prurje të shtuara në lumenjtë Shushicë e Drinos.

Një problematikë në Gjirokastër ku era e fortë ka shkëputur energjinë në disa zona, OSHEE po punon për ta rikthyer.”– tha Peleshi në një deklaratë për mediet.