Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Shijak, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrotull ku personi me inicialet B.B ka humbur kontrollin e motomjetit dhe më pas është përplasur me trafikndarësen e rrugës. Ai nuk i ka mbijetuar dot kësaj përplasjeje.
“Rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak, shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës. Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- bën me dije Policia.