Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë ka bërë me dije orën e protestës së 6 dhjetorit.
Berisha tha se më 6 dhjetorit do mblidhen në orën 12 në Bulevard kundër kryeministrit.
“Votën e lirë e kanë marrë patronazhistët. Asnjë nga këta liderë të BE-së nuk është zgjedhur me patronazhistë. Asnjë prej tyre ndonjëherë në jetën e tij nuk u ka bërë thirrje policëve që të dalin dhe të mbledhin vota. Protesta jonë është një mesazh i fuqishëm i shqiptarëve që ne nuk pajtohemi me këto gjëra. Ne qëndrojmë për vlerat europiane dhe një Shqipëri me standarde demokratike. Ai që është sot kryeministër është një fatkeqësi kombëtare ndaj edhe ne do të jemi në shesh kësaj rradhe më të mobilizuar se kurrë sepse ditë pune është, sepse ora 12:00 është por kur të thërret koha, nuk ka asnjë apel. Kohës i përgjigjesh pa apel. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të martën në 12 të gjithë në bulevard”- u shpreh Berisha.”- u shpreh Berisha.