Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë një dyqan në Virxhinia, të paktën 6 viktima


Policia në shtetin Virxhinia po heton të shtënat me armë në një dyqan të kompanisë Walmart mbrëmjen e së martës që la të paktën gjashtë të vdekur.

Zyrtarët e qytetit Chesapeake thanë të mërkurën se policia kishte konfirmuar numrin e viktimave dhe se autori i sulmit po ashtu kishte vdekur.

Autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime se si vdiq autori i sulmit apo rrethanave që çuan në atë situatë. Ndërkohë pritet që autoritet të mbajnë një konferencë për shtyp, përcjell VOA.

Kompania Walmart tha përmes një deklare shtypi se ishte e tronditur nga ngjarja tragjike. Firma tha se po punonte ngushtë me organet e rendit ndërsa po ofronte mbështetje për punonjësit e saj.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pas një sulmi me armë në një klub nate që frekuentohet nga pjestarë të komunitetit LGBTQ në Kolorado Springs që la pesë të vdekur dhe 18 të plagosur.