Dy liderët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta. janë takuar pasditen e sotme.
Në takimin mes tyre ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, si dhe kreu i grupit parlamentar të PL-së, Petrit Vasili.
Berisha thotë se ata diskutuan për koordinimin e përpjekjeve të dy palëve për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga “regjimi” i Edi Ramës.
“Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe n/Kryetarit të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.
Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.”- shkruan Berisha.