Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna brenda rrjetit të supermarketeve në SHBA, raportohet për disa viktima


Disa persona, përfshirë autorin e dyshuar janë vrarë nga të shtënat në një dyqan Walmart në Virxhinian lindore, SHBA.

Ngjarja ka ndodhur natën e së martës ndërsa numri i saktë i viktimave nuk dihet ende, por autoritetet kanë konfirmuar deri tani 5 të vdekur.

Sipas policisë, një telefonatë mbërriti rreth orës 10 të mbrëmjes ndërsa efektivët mbërriten mënjëherë në vendin e ngjarjes, por në atë kohë të shtënat kishin përfunduar.

Policia gjeti ‘shumë viktima e shumë të plagosur’ pasi hyri në dyqan, tha zëdhënësi.

“Ne besojmë se ishte një sulmues i vetëm dhe besojmë se ai ka vdekur.” – shtoi ai, duke thënë se nuk Sipas zëdhënësit, oficerët nuk qëlluan asnjë plumb.

Pavarësisht zërave se autori ishte një menaxher në dyqanin Ëalmart, zëdhënësi i policisë nuk pranoi të konfirmonte nëse ai punonte atje, duke shpjeguar se oficerët ishin ende në vendngjarje duke hetuar.

Të shtënat në Virxhinia vijnë pak ditë pas një sulmi në një lokal LGBTQ në Kolorado, ku u vranë 5 persona e u plagosën 17 të tjerë.