Në fjalën e tij në Kuvend Edmond Spaho i drejtoi disa pyetje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Financave lidhur me paratë për Portin e Durrësit.
Ai replikoi me kryeministrin, pasi ku i fundit tregoi se kishte bërë 3 vite rresht ecejake për të diskutuar me investitorët dhe për të realizuar projektin për Portin e Durrësit. Por Spaho tha se nëse ka bërë “heroizma” ti tregojë me video sepse publiku ka parë vetëm “heroizmat mbi biftekët e florinjtë” te Nusreti.
“Pasi dëgjova heroizmat që paska bërë kryeministri dhe kuptova që Shoqërisë i paska ndrit fati që i erdhi Edi nga Iluminati, nga koha e Nolit dhe e Konicës.
Dsha të di nga ministra Financave, dje BE dha një sinjal për Portin e Durrësit. Dhe jo më kot e anuloi dje. Dha një sinjal. Sepse marrëveshja që diskutojmë sot bie në kundërshtim me marrëveshjen e lidhur nga Shqipëria me BE-në.
Desha të di cili është këndvështrimi juaj lidhur me këtë çështje. A I keni dhënë përgjigje letrës së KE në lidhje me shkeljen që ky projekt i bën marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Tre nenet që i dini, i keni dhënë përgjigje BE për këtë?
Së dyti, megjithëse ministrja foli gjysmë orë, kryeministri 1 orë e më shumë dhe nul lanë vepër të Nolit e Konicës pa cituar, nuk na sqaruar kush do ta ndërtojë Portin e ri të Durrësit.
Që të jem i sinqertë do të isha i gatshëm të votoja për një port të ri sepse zhvillimi i një vendi mund të kërkojë kapacitete shumë të mëdha se sa ky port që kemi sot, por para se të fillojmë ta prishim duhet të projektojmë atë të riun. Kush do ta ndërtojë, a ka një projekt për këtë. Sepse na është thënë që vetëm hartimi i projektit do 8-10 vjet.
Po në këtë kuadër, ju po thoni që shërbimet e Portit të Durrësit do tranferohen tek Porti i Porto Romanos.
E kam me kryeminitrin: përse i mashtron qytetarët shqiptarë kur i thua që porti i marinave në Durrës do jetë porti më i madh që i Mesdheut për Marinën. Kur ju e dini fare mirë që në Karpën psh ose në Lalz qeveria juaj ka miratuar ndërtimin e dy porteve që do kenë kapacitet 560 anije për t’u ankoruar aty.
Në një kohë që ky port ka 280, madje do pranojë deri në 70 metra gjatësi dhe lërini ato që na tregoni.
Kjo është pyetja. Pse e mashtroni qytetarin shqiptar? Në portet e tjerë të miratuar për ndërtim në Shqipëri do jenë 560 e gjatësia 140 metra e jahtit, maksimalja.
Na folët po për Kryeministrin e kam, për heroizmat e mëdha që keni bërë në Dubai kur keni negociuar kontratën. Na e tregoni pasi ne gjindja e thjeshtë si thoshte Noli kemi parë vetëm heroizmat mbi biftekët e florinjtë nga 1000 euro te Nusreti. Nëse keni herizma të tjera na i nxirrni me video. Ne me video pamë vetëm si ishit lëshuar mbi bifteqe.”– tha deputeti demokrat.
Po ashtu Spaho dënoi gjuhën ofenduese që sipas tij ka përdorur kryeministri Rama për opozitën: ”Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomere, sharlantanë të paudhë…Loli dhe Konicën nuk e kam lexuar aq sa kryeministri apo Elisa…”