Vendosni fjalën kyçe....

Basha i kthehet Berishës për akuzat ndaj tij mbi “Portin e Durrësit”: Pse non-grata shpif


Lulzim Basha ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga kryetari i PD-së Sali Berisha, lidhur me projektin për Portin e Durrësit.

Në një postim në Twitter, Basha thotë se arsyeja se pse sipas tij Berisha shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga fakti se ai vetë dhe oligarkët e tij janë të zhytur “kokë e këmbë” në këtë “aferë”.

“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty.”- shkruan ai.

Në një prononcim për mediet, Berisha tha se marrëveshja ishte mes klanit Rama dhe klanit Basha.

“Ju e shihni sot, përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, marrëveshje opozitë-pozitë, por jo si formacione politike, por si persona hajdutë. Klani Rama dhe klani Basha, kjo është e faktuar.
Ai që ishte, se ka njerëz që më thonë pse e thua, se e them për të vërtetën, se ai ishte administrator i Simfonisë, ishte administrator edhe i Ramës, edhe i Bashës.
Mos të kujtojë kush se po bëj akuzë politike, por po them të vërtetën e hidhur.
Ky njeri tha se dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo nga Simfonia. Por pas një muaji rezultoi se ishte sërish te të dyja. Pra, kjo ishte pika e mjaltit. Kjo do ishte e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit.”– shprehej Berisha.