Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje deputetëve për Portin e Durrësit: Megaaferë, hidheni poshtë këtë marrëveshje


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori i pari sot mori fjalën në foltoren e Kuvendit ku për 6 orë do të diskutohet për marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Berisha e konsideroi këtë një megaaferë.

“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë, deputetë dhe deputete, zonja kryetare, sot këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhe në historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët, portin e Durrësit. Me këtë megaaferë kërkohet t’u shkurtohet fjala deputetëve. Një arab kërkon të zbatojë planin. Se ça ka Alabari dhe Rama pjesë në këtë plan, s’do e marrim vesh. Ky klan ju përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katrorë tokë në pjesën më të kushtueshme të Durrësit. Ju zhduk shqiptarëve portin mijëravjeçar. Ka qenë portë hyrëse mes Ballkanit dhe BE. Ka qenë nyja kryesore e lidhjes me Kostandinopojën. Porti që merr rrugën Egnatia, lidhje me Kostandinopojën. Sot ky port asgjësohet me gjithë qindra, qindra mln euro investime në këtë port. Kapaciteti i tij është 8 mln ton mall në përpunim. Pozicioni i tij në shekuj dhe mijëvjeçar është përcaktuar si më i përshtatshmi.”– tha Berisha.

Ish-kryeministri iu ka bërë thirrje deputetëve që të heqin dorë nga marrëveshja për portin e Durrësit.

“Është kuleta më e madhe e Bit Coin në Europë. E dini se me sa urgjencë erdhi këtu ligji i Bit Coin. Deri tani janë vjedhur nga Shqipëria 2.2 miliardë euro evropianeve. Apartamente dhe 900 njësi akomodimi hoteliere, do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe të Lindjes së Mesme, do kenë dhe jahtet përkarshi, kurse shqiptarët popull gomonesh dhe do largohen në Europë. E dini se sa kushton porti i ri ekuivalent me portin e Durrësit, kushton 2 miliardë euro. Ato do dalin nga shqiptarët e varfër. Thërritini arsyes dhe hidheni poshtë këtë marrëveshje, nëse keni dinjitet.”- tha Berisha.