Vendosni fjalën kyçe....

Debat mes Ramës dhe Sulës, afrohet dhe Garda, në fund i japin dorën njëri-tjetrit (VIDEO)


Kur kryeministri Edi Rama mbaroi fjalën lidhur me Portin e Durrësit, deputeti i PD-së Dashnor Sula shkoi te ai me një letër në dorë.

Mes tyre në një moment u duk sikur pati një debat, madje u afruan dhe punonjësit e Gardës.

Por në fund Sula dhe Rama i dhanë dorën njëri-tjetrit. Është e paqartë pse ata po debatonin, megjithatë pak më herët kryeministri sot foli me tone të ashpra ndaj opozitës, ndërsa kjo e fundit po e akuzonte për korrupsion.

Kur Rama fliste në Kuvend, Sula nxori një fotografi të ministrave të qeverisë ndërsa ata darkonin te restoranti i Nusretit në Dubai.