Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe deputeti i PD-së Edmond Spaho janë përplasur me njëri-tjetrin në Kuvend.
Debati nisi pasi Spaho i përmendi zv/kryeministres gjyshin e saj.
Balluku më pas iu përgjigj Spahos se nuk e godasin dot për shkak se është mbesa e Beqir Ballukut.
Më tej Ministrja e Belinda Balluku i tha se asnjëherë nuk do ngatërrohet me familjet e kundërshtarëve për shkak të politikës.
Ajo i tha Spahos se kurrë nuk do merret me familjen e tij pasi nuk kanë asnjë faj se pse ai merret me politikë.
“Më ke hyrë në shtëpi, nuk të jam ngatërruar as me babin tënd, s’jam ngatërruar as me pikturat e tua, nuk të jam ngatërruar as me fëmijët e tu, u bë hera e disatë që merreni me gjyshin tim. Merre me qetësi jetën se nuk të bën mirë as ngjyra që merr është e rrezikshme, bëhesh lejlja dhe tregon që ke tension të lartë. Më dëgjo me vëmendje, është hera e disatë që merreni me familjen time.
Të dashur opozitarë, jam krenare për mbiemrin që mbaj sepse çdo dit kur dal në rrugë, sot e kësaj ditë njerëzit e respektojnë familjen time dhe nuk është një gjë për të më goditur sepse sa herë që e përmendni më shtohen pikët në politikë. Edhe babai ka fituar imunitet i kam shpjeguar se ju e bëni këtë sepse ju nuk dini çtë bëni tjetër me mua që kështu ju vazhdoni përmendeni. Familja ime është një nga familjet më të nderuara në Tiranë dhe gëzon respekt dhe nuk e njollosni dot ju. Unë kam respekt për secilin nga familjarët e tu. Kam respekt për familjet. Nuk e bëj këtë lojë pasi secili prej tyre nuk ka asnjë punë me ne që merremi me politikë”-tha Balluku.