Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori ka dorëzuar sot një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, lidhur me vendimin e qeverisë për vendosjen e traut elektronik në Divjakë.
“Pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë, Tiranë;
Sapo dorëzova Kërkesëpadinë time, si përfaqësuese e Divjakës, mbi PALIGJSHMËRINË e TRAUT ELEKTRONIK, në hyrje të Parkut dhe Plazhit të Divjakës!
Me bindjen e plotë se e drejta është me qytetarët!”- shkruan deputetja.
Vendosja e traut elektronik për hyrjen në Parkun e Divjakës me biletë u prit me protesta nga banorët, të cilët nuk bien dakord me qeverinë.