Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka dalë sot në mbështetje të pedagogëve të cilët kanë protestuar para Parlamentit duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Xhixho tha se kërkesat e pedagogëve janë minimaliste dhe ata nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa kolegët e tyre në Kosovë.
“Jam sot në mbështetje të pedagogëve. Është e paimagjinueshme që elita e Shqipërisë gjendet sot në rrugë për të protestuar për të drejtat e saj, në vend që të jetë në auditor me studentët. Kërkesat e tyre janë minimaliste, aq sa një kilometër rrugë të florinjtë të kësaj qeverie. Kërkesat e tyre janë shume të drejta, kërkojnë rritje page sa kolegët e tyre në Kosovë. I kemi dhenë zë përmes amendamenteve, qoftë përmes kërkesës për rritje me 30 % në vitin 2023. Ndaj sot, është koha e veprave dhe jo e fjalëve, do të votohet sot në Parlament për kërkesat e ngritura për pedagogët. Ndaj sot, ne qoftëse jemi për një arsim cilësor dhe që vlera e diplomës së studentëve të ketë një vlerë më të madhe se sot, duhen votuar kërkesat e tyre të drejta. Unë do të jem sërish nesër për të treguar se si ka votuar Kuvendi për këto kërkesa dhe për të ndarë njëherë e mirë se kush është për universitetin dhe kush është për shkatërrimin e tij. Emigracioni masiv ka një mundësi përmes rritjes së buxhetit për arsimin për t’i dhënë fund kësaj drame që po i shkaktohet vendit sot.”- deklaroi Xhixho.