Deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar përjashtimin e Petrit Vasilit për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të debatit të këtij të fundit me Taulant Ballën në seancën e sotme plenare.
Kjo sepse Vasili iu drejtua Ballës me fjalët “skizofren” dhe “idiot”.
Kërkesa për përjashtimin e Vasilit me 10 ditë është firmosur nga 7 deputetët e PS-së, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.
Çfarë ndodhi?
Debati mes Vasilit dhe Ballës ndodhi për rregulloren për përcaktimin e kohës për deputetët jashtë grupeve parlamentare.
Ndërsa jepte mendimin e tij mbi procedurën, Vasili iu drejtua Ballës me fjalët “skizofren” dhe “mos bëj si idiot”.
Pjesë nga debati:
Vasili: Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.
Balla: Lexoje lexoje…
Vasili: O skizofren
Balla: Lexoje
Vasili: Nuk flet fare për kohën e diskutimit. Po na lër pra ta lexojmë, mos bëj si idiot…Po qetësohu mo