Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatët e Alibeajt për bashkitë dalin javën tjetër/ Berisha: Çdo emër që del është i Ramës


Në një prononcim për mediet, kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi deklaratën e Enkelejd Alibeajt se prej javës së ardhshme do të dalin kandidatët e grupimit të tij për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha tha se çdo kandidat që del nga Alibeaj, del në emër të kryeministrit Edi Rama.

“Çdo kandidat që del gjoja është në emër të Edi Ramës. Kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun numër 1 të Partisë Demokratike, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por edhe si njeriun që do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime. PD është në të drejtën morale, kushtetuese të këtij vendi për të qenë opozitë e pavarur.”– tha Berisha.