Vendosni fjalën kyçe....

Kapet kokainë në Malin e Zi, kontrolle dhe në Shqipëri


Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar gjatë një aksioni të policisë malazeze dhe asaj shqiptare.

Sipas informacione, kokaina ishte e fshehur në thasë me dhe u zbulua nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi dërgesa mbërriti në Portin e Tivarit, përcjell Shqiptarja.com.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan që ta mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi pikërisht ndodhi sot.

Sipas informacioneve, në atë aksion janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë, në afërsi të Tiranës, po kontrollohet një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.