Detaje të tjera kanë dalë për një sasi të madhe kokaine që është sekuestruar në një aksion të policisë malazeze dhe asaj shqiptare.
Kokaina e fshehur në thasë me pleh artificial, është zbuluar nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.
Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe homologët nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi sot.
Sipas informacioneve të publikuara nga media malazeze “Vijesti”, në këtë operacion janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë ku afër Tiranës, po kontrollohet një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.
Nga droga e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi raportohet se është zbuluar një laborator kokaine në fshatin Fratar të Fierit.
Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.
Operacioni i cili është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehur, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Fratar në Fier. Deri tani janë arrestuar 15 persona.
Neës 24 raporton se porositësit janë shtetasit N.Gj dhe D.V.
Droga raportohet se përpunohej në banesën në pronësi të shtetasit Viktor Çarvanaku (ish-kryetar komune).