S’kanë të ndalur debatet në Kuvend sa i takon procedurës parlamentare, për të cilën nuk ka dakordësi mes deputetëve.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka kërkuar opozitës që të lexojnë rregulloren, duke theksuar disa herë :”Jam për të zbatuar rregulloren, s’jam këtu për t’jua mësuar!”
Por sipas deputetit të PL-së Petrit Vasili, neni 28, pika tre, është konsumuar që nga momenti që projekti i Portit të Durrësit ka kaluar me procedurë të përshpejtuar. Ndërsa jepte mendimin e tij mbi procedurën, pati debate mes tij dhe Taulant Ballës. Ai iu drejtua me fjalët “skizofren” dhe “idiot”.
Pjesë nga debati:
Vasili: Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.
Balla: Lexoje lexoje…
Vasili: O skizofren
Balla: Lexoje
Vasili: Nuk flet fare për kohën e diskutimit. Po na lër pra ta lexojmë, mos bëj si idiot…Po qetësohu mo