Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri pas gjyqit për pronën, rrihet avokati në Fier


Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit.

Dhunohet një avokat në Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore mbi një konflikt pronësie.

Palët pasi kanë dalë nga seanca gjyqësore, janë konfliktuar me njëra-tjetrën dhe as avokati Erjon Syziu 37-vjeç, nuk i shpëtoi dot pa u përfshirë. Jovan Vasili 70-vjeç, Ilir Vasili 32-vjeç thuhet se kanë goditur avokatin.

“Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”- njoftoi Policia.