Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Me padurim po numëroj orët të votohet marrëveshja për Portin e Durrësit, do jetë motor ekonomik


Kryeministri Edi Rama thotë se mezi pret që të votohet projekti i portit të Durrësit që e konsideron investimin më të madh të huaj në Shqipëri.

“Që të jemi të qartë se për çfarë do të flasim sot. Një port si mesjetë ku tregtohet krom si në Mesjetë, ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkut dhe kalben mjetet e vdekura lundruese, shtrihen mijëra metra katror ferra dhe qytet turistik. Kur dëgjon ju dhe shikon këto pamje, e kupton pse jeni të shqetësuar. Ky port është një skandal mjedisor, gërrhitje teknologjike, një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk prej dekadash. Është ndërfaqja e sotme e asaj zonës kancerogjene, atij malit me plehra e derra të zhdukur në Porto Romano. Njësoj si ai mal plehrash dhe kjo e ndotjes që s’ka lidhje me shekullin 21 dhe s’ka lidhje me turizmit duhet dhe do të zhduket nga faqja e dheut përgjithmonë.

Ne na ka sjellë në këtë ditë ku personalisht jo vetëm is kryeministër por dhe si deputet, me shumë deputet dhe gëzim po numëroj orët që të votohet marrëveshja për investimin më të madh të huaj në vendin tonë. Do e kthejë Portin e Durrësit nga një platformë të zezë si surrati i atyre që e ndjekin Shqipërinë në 1912 në një nga portet më të mëdha në rajon. Kjo është dita për të dhënë disa përgjigje, të një mallkimi dhe poshtërsie të vjetër. Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri, dhe janë këta shëmbëlltyra e një mallkimi të vjetër.”- tha Rama.

Ai iu përgjigj kritikave lidhur me Portin e Durrësit duke thënë se në një 10-vjeçar do të kthehet në një motor ekonomik për vendin dhe që do të sjellë një vlerë prej miliarda euro në PBB.

“Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri për anadollakët që ndryshojnë fytyrë e emra dhe vazhdojnë akoma me ato. Po na marrin portin thonë, portin antik, me partnerë në taksa fiskale , kompania e vëllezërve Karriç, me Lul Bravën që pastron paratë e të tilla gjëra…

Duan pak fjalë të urta e punë shumë… Ju pleksni çdo punë të Shqipërisë me punët tuaja të shtrembëra. Bisedat e panumërta bindëse, me Muhamend Alabarin, ende i penguar nga perçja e komunikimeve të vjetra. Puna e gjithanshme e një batalione me njerëz për formatin e bashkëpunimit për dizenjimin e një porti spektakolar për Mesdheun. Në fund janë pranuar vetëm 5 nga 35 kërkesat e kërkuara. Ne këmbëngulëm pa pushim për atë që kërkonin që në fillim. Deri te marrëveshja e projektit më të madh të huaj që është bërë ndonjëherë. Ai do jetë motor ekonomik. Do të sjellë një fond me 8 miliardë euro PBB, do ngrejë vlerën e të gjitha hoteleve të Durrësit dhe në atë perçe paragjykimesh që ju nuk lini dy gurë bashkë.”- tha Rama.