Maxhoranca u tërhoq pas rreth një orë debatesh në Kuvend, dhe Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që 10 minuta të jetë koha e diskutimit për çdo deputet, për marrëveshjen për Portin e Durrësit
Ky vendim u mor pasi opozita pushtoi foltoren në Kuvend dhe protestoi kundër vendimit që 6 orë të ishte debati për Portin e Durrësit.
“Meqenëse kemi dëshirën të kemi më shumë kohë. ndërpriteni seancën, 5 minuta pushim të marrim një vendim.”- tha Balla pas debateve në Kuvend.
Gjatë ndërprerjes së seancës u vendos që debati të jetë pa limit.