Uruguai ka barazuar në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, ndeshja e parë në Botërorin, Katari 2022.
Të dy skuadrat nuk arritën të shënojnë për më shumë së 90 minuta lojë, ndeshje kjo që u luajt në kuadër të Grupi H të Botërorit ku janë edhe Portugalia dhe Gana.
Uruguai dhe Koreja Jugore janë ndarë në paqe në ndeshjen e parë të Botërorit, Katari 2022.
Ndeshja ishte e barabartë për 90 minuta, me dy skuadrat që patën rastet e tyre për shënim por që nuk ia dolën që në fund të dalin nga ndeshja me 3 pikë.