Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Kush e detyroi Gjykatën Kushtetuese të lajthisë për llogari të oligarkëve


Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.

Bardhi thotë se është një akt i paprecedent vendimi i Gjykatës pasi nuk u shpreh për kërkesën e paraqitur por supozon për një kërkesë që nuk është paraqitur.

Bardhi shpjegon se në Gjykatë nuk u paraqit asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës.

Sipas tij 1/5 e deputetëve kanë të drejtën të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës prandaj dhe paraqitën kërkesën.

Ai e quan lajthitje, ndryshimin sipas tij të objektit të kërkesës dhe shprehjen për një kërkesë që nuk është paraqitur.

Guximi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar objektin e kërkesës së 1/5 së deputetëve mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve nga oligarkët e investimeve strategjike. Është akt i paprecedent vendimi i sotëm i GJK që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur.

Në GJK nuk është paraqitur asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës. 1/5 e deputetëve kanë të drejtë të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe kanë paraqitur këtë kërkesë.

Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje. Kush i detyrojë anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve?!”-shkruan Bardhi.