Qeveria gjermane planifikon të vendosë një taksë speciale për të hequr 33% të fitimeve shtesë të bëra nga kompanitë gjatë krizës së tanishmee të energjisë, raportoi Reuters, duke cituar burime të Ministrisë së Financave.
Taksa, e quajtur ‘Kontributi i krizës energjetike të BE-së’, thuhet se do zbatohet deri në fund të vitit. Do prekte kompanitë dhe rafineritë e naftës, qymyrit dhe gazit, fitimet e të cilave për këtë dhe vitin e ardhshëm tejkalojnë 20% ose më shumë mesataren e tyre në vitet 2018-2021.
Sipas raportit, taksa mund të sjellë të ardhura nga 1 miliard deri në 3 miliardë euro.
Sipas burimeve, Berlini ka qenë në bisedime për taksën në nivel të Bashkimit Evropian dhe ka shqyrtuar disa mënyra për ta zbatuar atë.
Ekspertët e ligjit të taksave i thanë Reuters se taksa mund të kundërshtohet ligjërisht si një shkelje e parimit të përgjithshëm të barazisë nëpërmjet një trajtimi të pajustifikuar të pabarabartë të kompanive.
Megjithatë, sipas dy raporteve të shërbimit shkencor të Bundestagut, të cituar nga Reuters, një taksë e papritur është ligjërisht e mundur në Gjermani.
Të martën, Gjermania njoftoi një tarifë tjetër që do zbatohej për fitimet e paparashikuara të energjisë elektrike nga 1 shtatori 2022 dhe do zgjaste të paktën deri në qershor 2023.
Lobet tradicionale dhe ato të energjisë së rinovueshme të Gjermanisë thuhet se i kanë kritikuar të dyja taksat si shumë burokratike dhe vështirë se të realizueshme.