Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një grupimi të deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për investimet strategjike.

Gjykata e ka rrëzuar me pretendimin se nuk ka bazë ligjore kërkesa pasi depozitimin e padisë për ngritjen e komisionit parlamentar e kanë bërë 1/5 e deputetëve dhe jo 1/4 siç e kërkon ligji.

Vendimi është marrë me shumicë votash ndërkohë që anëtaret e Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari kanë votuar kundër dhe kanë dhënë edhe mendim pakice.

 Sipas tyre kërkesa plotësonte kushtet për fillimin e gjykimit kushtetues dhe duhej të kalonte për shqyrtim në seancë plenare.

Sipas tyre, duhej të merrej parasysh e drejta e 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje gjykatën dhe gjykata të bënte një interpretim përfundimtar të dispozitës kushtetuese.

Në kuptim të sa më sipër, Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se dispozitat kushtetuese kanë përcaktuar një të katërtën e deputetëve si grupim/entitet të veçantë, i cili ka të drejtë të Vendim i Mbledhjes së Gjyqtarëve Kërkues: Një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë Faqe 7 kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore për kontrollin e zbatimit të legjislacionit nga organet shtetërore në përgjithësi dhe ekzekutivi në veçanti. Nga ana tjetër, kur një grup deputetësh legjitimohet për të vënë në lëvizje Gjykatën në kuptim të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, ky subjekt duhet të pretendojë se i është cenuar një kompetencë e caktuar dhe duhet të parashtrojë se midis cilave organe ekziston konflikti, cila është kompetenca që ushtrohet nga organi tjetër dhe në ç’mënyrë pengohet ushtrimi i saj ose në ç’mënyrë një organ e ushtron pa të drejtë një kompetencë”-thuhet në një nga arsyetimet e vendimit.