Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi komentoi miratimin nga deputetët socialistë mbrëmë duke i quajtur ‘të verbër’.
Sipas saj, kurdoherë kur kryeministri Rama mbron një ligj duke iu marrë frymë, atëherë aty ka padyshim edhe planet e tij financiare.
Ajo paralajmëroi se marrëveshja e Portit të Durrësit është prelude i një afere kriminale që do ndëshkohet nga drejtësia.
“Shqiptarët e dinë se kur Edi Ramës i merret fryma duke mbrojtur një ligj, është sepse aty ka planet e veta financiare. Sa herë mbron deri në mbarim fryme një biznes privat dhe harton ligj special për të, të gjithë e dinë se ka pas plane kriminale. E njejta gjë ka ndodhur me inceneratorët!Porti i Durrësit i votuar dje nga deputetët e verbër të mazhorancës, preludi i një afere kriminale kundër shqiptarëve, por që do të ndëshkohet!” – shkroi Kryemadhi.