Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen tre infermieret e arrestuara për dhunimin  e së moshuarës në Pejë


Gjykata ka liruar nga paraburgimi tre infermieret e arrestuara për dhunën ndaj së moshuarës në Pejë më 2 nëntor të këtij viti.

Sipas gjykatës, tre infermieret janë liruar për t’u mbrojtur në liri ndaj akuzave me të cilat përballen.

E moshuara u dhunuar nga një punonjëse e shtëpisë për të moshuarit ‘Orenda’ në Pejë ndërsa dy koleget e saj filmuan aktin.

Gjykata argumenton se nuk ka asnjë arsye për të besuar se mund të asgjësojnë, fshehin a ndryshojnë provat e veprës penale dhe as se të pandehurat do mund të ndikojnë tek e dëmtuara apo dëshmitarët, sepse provat, gjegjësisht deklaratat e tyre ekzistojnë në shkresat e lëndës.

Dhuna ndaj së moshuarës u publikua në rrjetet sociale e shkaktoi reagime të forta mes publikut.