Meghan Markle e ka tradhëtuar Princin Harry, me të cilin është martuar dhe ky i fundit ka kërkuar divorcin.
Lajmi vjen nga media italiane ‘Il Giornale’ që citon të përjavshmen ‘InTouch’, e cila shkruan se çifti mbretëror është një hap larg divorcit. Ajo thekson se Meghan e ka tradhëtuar Princin Harry me truprojen e saj.
Për momentin, tabloidët britanikë nuk po i japing rëndësi lajmeve mbi tradhëtinë e mundshme të Meghan e mundësisë së një divorci.
Sipas italianes ‘Il Messaggero’, mediat britanike duan të shmangin padi të mëtejshme nga çifti mbretëror, duke qenë se deri tani çifti ka fituar paditë e ngritura kundër Daily Mail. Heshtja britanike, megjithatë, nuk pati asnjë ndikim në përhapjen e lajmit gjetiu.
Sipas revistës ‘InTouch’, Harry është thirrur nga shkolla e djalit të çiftit Archie, pasi Meghan nuk kishte shkuar të merrte fëmijën, siç bënte çdo ditë. Duka, ndoshta i hutuar, ndoshta edhe pak i frikësuar, kishte filluar të kërkonte gruan e tij, duke e gjetur atë duke biseduar me një nga truprojat e tyre, Chris Sanchez.
“Harry u fut me shpejtësi në makinë, duke mbajtur Lilibet në krahë, ndërsa ai i bërtiste në mënyrë histerike Meghan-it duke i thënë se kërkonte të divorcohej prej saj.” – tha një burim i brendshëm që citohet nga ‘InTouch’.
Madje ka edhe foto nga sherri në vilën e dukës dhe duket se Sanchez ka qenë i pranishëm në skenë.
Lajtmotivi i truprojës
Historia e tradhtisë, e vërtetë apo e rreme, nuk është shumë origjinale. Në të kaluarën ka ndodhur shpesh që anëtarët e familjeve mbretërore të kenë krijuar marrëdhënie me personelin e sigurisë. Një rast brenda familjes ka të bëjë me nënën e Princit Harry e historisë së saj me truprojen Barry Mannakee, një histori e datës 1985.
Divorci Hary-Meghan do prishte edhe ‘pernadorinë’ financiare që ata po ngrinin. Marrëveshjet me
Spotify e Netflix do përfundonin ashtu si marrëveshjet me kompani në fusha të tjera. Përveç kësaj ka polemika për çmimin ‘Ripple of Hope’, i destinuar për çiftin nga ‘Fondacioni Robert Kennedy’. Sipas drejtueses së fondacionit Kerry Kennedy, përzgjedhja e çiftit Harry-Meghan u bë pas zgjedhjes së tyre për të qenë bashkë përkundër qëndrimit kundërshtues të Familjes Mbretërore.
“Harry dhe Meghan u drejtuan në institucionin më të vjetër në historinë britanike dhe u treguan anëtarëve të Familjes Mbretërore çfarë po bënin gabim, se nuk mund të kishte racizëm strukturor në institucion. Ata e dinin se nëse do ta bënin këtë do përjashtoheshin, do humbnin familjen, pozitën e tyre. Por ata e bënë gjithsesi sepse besonin se nuk mund të jetonin në paqe me veten e tyre nëse nuk e vinin në dyshim atë autoritet.”
Një deklaratë që ka hutuar britanikët dhe që në fakt ngre jo pak dyshime. A duhet të besojë opinioni publik ndërkombëtar se Harry dhe Meghan do e kishin marrë çmimin pasi i kishin quajtur anëarët e familjes ‘racistë’ dhe, për më tepër, pa sjellë prova për të mbështetur teoritë e tyre? Sioas gazetarit e ekspertit të Familjes Mbretërore, Piers Morgan çifti Harry-Meghan janë ‘mashtrues të vegjël’.
“Është e vështirë të imagjinohen dy figura publike më pak heroike në historinë moderne sesa Duka dhe Dukesha e Sussex-it, mashtrues të vegjël e të pangopur që kanë braktisur detyrën mbretërore dhe në rastin e Harry-t edhe atdheun e tij, për t’u shpërblyer në vlera monetare për titujt e tyre duke marrë miliona nga ofertuesit më të lartë.”
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Il Giornale