Vendosni fjalën kyçe....

Metaverse konfirmon fushatën propagandistike të lidhur me ushtrinë amerikane


Kompania mëmë e Facebook, Meta, ka pranuar zbulimin e disa grupeve të llogarive dhe faqeve të rreme që besohet se janë të lidhura me individë ‘të lidhur me ushtrinë amerikane’, sipas raportit të fundit të kompanisë të publikuar këtë javë.

“Edhe pse personat pas këtij operacioni u përpoqën të fshihnin identitetin dhe bashkërendimin e tyre, hetimi ynë gjeti lidhje me individë të lidhur me ushtrinë amerikane.” – tha kompania në një postim në blog.

Fushata e ndikimit u zbulua në fillim të këtij viti dhe në total Meta hoqi 39 llogari në Facebook dhe 26 Instagram, të gjitha për shkelje të politikës së kompanisë kundër ‘sjelljes joautentike të koordinuar’.

Gjiganti i mediave sociale pranoi se operacioni në shkallë të gjerë shkonte përtej atyre disa dhjetëra llogarive dhe në shumë platforma të tjera të internetit, duke përfshirë Twitter, YouTube dhe Telegram – si dhe rrjetet kryesore sociale ruse VKontakte dhe Odnoklassniki.

Në dukje u përpoq të minimizonte zbulimin duke këmbëngulur se ‘shumica e postimeve të këtij operacioni kishin pak ose aspak angazhim nga komunitetet autentike’ dhe duke nënvizuar ‘fushata mashtruese’ të ngjashme nga Kina dhe Rusia.