Policia nuk ka dhënë leje për zhvillimin e protestës të datës 6 dhjetor të Partisë Demokratike në zonën e sigurisë së përcaktuar për zhvillimin e Samitit BE-Vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shqiptarja.com, ka publikuar shkresën e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë drejtuar Ervin Minarollit.
Policia thotë se për shkak të samitit nuk mund të sigurojë zhvillimin e saj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” dhe sheshin “Nënë Tereza” përfshirë dhe rrugët që lidhen me këtë zonë.
Por policia thotë se jashtë këtij perimetri PD-ja mund të zhvillojë lehtësisht protestën e saj, ndërsa paralajmëron se nëse shkelet ligji do merren masa administrative dhe penale.