Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët pretendojnë se kanë ringjallur virusin 48.500-vjeçar


Shkrirja e ngricave të përhershme mund të përbëjë një kërcënim për njerëzimin, kanë paralajmëruar shkencëtarët pas ringjalljes së një virusi të lashtë, i cili qëndronte i ngrirë për dhjetëra mijëra vjet.

Viruse të tilla si ky janë ende të aftë të infektojnë organizmat e gjallë, tha ekipi ndërkombëtar pasi vëzhgoi nëntë viruse të lashta të zbuluara në Siberi, që infektonin amebat në një laborator.

Më i vjetër nga viruset e zbuluara rishtazi është pothuajse 50,000 vjeç, tha ekipi.

“48,500 vjet është një rekord botëror.” – tha Jean-Michel Claverie, një anëtar i ekipit dhe një studiues në Universitetin ‘Aix-Marseille’ në Francë, për Neë Scientist. Ekipi i tij studioi gjithsej shtatë viruse të lashta në studimin e tij të fundit. Grupi publikoi një material paraprak të punës më herët në nëntor.

Grupi, i cili përfshin shkencëtarë nga Rusia, Franca dhe Gjermania, më parë ka arritur të ringjallë dy viruse të tjerë të lashtë që janë 30,000 vjet të vjetër.

Viruset e zbuluara dhe të ringjallura nga ekipi konsiderohen si më të lashtët e ringjallur ndonjëherë, megjithëse studiues të tjerë pretendojnë se kanë ringjallur bakteret që thuhet se janë deri në 250 milionë vjet të vjetra.

Të gjithë viruset e ringjallur nga ekipi janë të llojit të pandoravirusit – një grup virusesh gjigantë të aftë të infektojnë vetëm organizmat me një qelizë si ameba.

Megjithatë, fakti që të nëntë viruset e lashtë ishin ende të aftë të infektonin qelizat e gjalla pasi kaluan dhjetëra mijëra vjet të ngrirë do të thotë se viruset e tjerë të bllokuar atje janë potencialisht ngjitës për bimët, kafshët apo edhe njerëzit.